Pozita e gruas shqiptare / Edukimi, sfidat dhe paragjykimet në shoqërinë moderne

TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut është për t’u marrë lakmi për shkollimin e gruas. Gratë shqiptare mund të llogariten edhe intelektuale, nëse marrim parasysh edhe përqindjen më të lartë të femrave të shkolluara në krahasim me meshkujt – thotë profesoresha universitare Ajtene Qamili Hajdari.

Megjithatë aktivistja Rinisa Rexhepi thotë se nuk janë zbehur paragjykimet për profesionet që ushtrojne grate. Ajo pret që gjatë punësimit të shihet meritokracia dhe vlerat e jo fakti që është grua. Edhe kur një grua punon thotë burri ka kontrollë mbi financat e saja.

Ndonëse shkollohen ato nuk kyçen në tregun e punës vlerëson aktivistja Rita Behadini, e cila shton se vajzat nuk duhet të martohen përderisa nuk kanë pavarësi financiare.

Me këtë nuk u pajtua profesoresha Qamili-Hajdari e cila thotë se martesa dhe karriera mund të shkojnë paralel, sepse mund te jetë vonë për të lindur fëmijë.

Në emisionin Click Plus u fol për pozitën e gruas shqiptare në shoqërinë tonë, paragjykimet me të cilat përballet dhe sfidat.