Portugalia e vazhdon orën policore

TË FUNDIT

Portugalia sot paralajmëroi se do ta vazhdojë orën policore gjatë natës dhe “bllokimin” gjatë fundjavave, që tashmë është vendosur në më shumë se 100 komuna, në përpjekje që të parandalohet përhapja e pandemisë së koronavirusit.

“Gjendja është më serioze dhe më kritike nga ajo që përjetuam në valën e parë të pandemisë”, tha kryeministri Antonio Koshta në konferencë për shtyp.

Nga banorët e rajoneve të prekura kërkohet t’i mos i lëshojnë shtëpitë, përveç për punë, shkollë apo blerje gjatë javës, dhe të qëndrojnë në shtëpi prej orës 23.00 deri në orën 05.00.

Gjatë fundjavave “mbyllja” hynë në fuqi prej orës 13 deri në orën 5 të mëngjesit, me ç’rast të gjitha dyqanet dhe restorantet duhet të mbyllen, edhe pse ka përjashtime për mjekët, farmacitë dhe dyqanet për ushqim.

Gjendja e jashtëzakonshme në nivel kombëtar, e cila hyri në fuqi të hënën, duhet të zgjasë deri më 23 nëntor, ndërsa, gjithashtu, mund të vazhdojë nëse do të ketë nevojë.

Portugalia, me diçka më shumë se 10 milionë banorë, deri tani ka regjistruar 191.011 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 3.181 raste të vdekjeve.