Mbrëmë, ushtria polake ngriti në ajër aeroplanë luftarakë si reagim ndaj aktivitetit të shtuar ajror rus pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë.
“Forcat ajrore polake dhe ato aleate kanë nisur operacione, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore dhe mbikëqyrjes me radar janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Janë ndërmarrë masa shtesë për të garantuar sigurinë e territoreve kufitare me Ukrainën. Nga ana tjetër, Rusia pretendon se fluturimet e saj janë në përputhje me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore.
Në periudhën e fundit, Polonia ka intensifikuar ndjeshëm monitorimin ajror për shkak të shtimit të fluturimeve ushtarake dhe aktiviteteve të forcave ruse në pjesën perëndimore të Ukrainës.
