Polonia ka arrestuar disa persona të lidhur me incidentet e sabotimit hekurudhor gjatë fundjavës. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrit polak të shërbimeve të sigurisë, Jacek Dobrzyński, i cili e konsideroi këtë akt si sulm terrorist.
“Shërbimet polake të sigurisë kanë informacion të detajuar. Ata janë në gjurmët e drejtuesve dhe autorëve të krimit. Konfirmoj se arrestimet e para po ndodhin tani. Personat e përfshirë mbahen të ndaluar nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme dhe policia, dhe në këtë fazë nuk mund t’ju jap më shumë detaje. Disa persona po merren në pyetje në lidhje me rolin e tyre në këtë sulm terrorist,” deklaroi ai.
Në përgjigje të këtyre incidenteve, Polonia ka vendosur të mbyllë konsullatën e fundit ruse në qytetin verior Gdańsk. Dy konsullatat e tjera, në Poznań dhe Krakóë, ishin mbyllur më parë si përgjigje ndaj incidenteve të mëparshme të sabotimit, që sipas Varshavës ishin të frymëzuara nga Rusia.
Ky vendim ka shkaktuar reagime edhe nga Kremlini, i cili e ka cilësuar mbylljen e konsullatës si një akt “jo të shëndoshë mendërisht”.
