Në pjesën më të madhe të një dekade e gjysmë të shkuar, BE-ja në përgjithësi mundi të konsiderojë se kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vijë në ndihmë për gjithçka, por ngjarjet gjatë këtij viti treguan se as “Nëna” popullore nuk mundi të bëjë që gjithçka të jetë më mirë, vlerëson portali i Brukselit “Politiko”.
“Me pandeminë e koronavirusit, negociatat pa fund për Brekzitin, qorr-sokaku rreth buxhetit dhe një sërë tensionesh gjeopolitike, posaçërisht në Mesdheun Lindor, viti 2020 krijoi peisazh të ferrit nga problemet në politikë, që tregoi se dora e fuqishme e matriarkatit në Evropë tashmë është tejkaluar”, vlerëson portali.
Sipas “Politiko”-s, krahas të gjitha këtyre problemeve të brendshme dhe globale të BE-së, mbeti e parealizuar edhe njëra nga qëllimet kryesore të kryesimit gjerman me Unionin – fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut ishte bllokuar nga kryeministri bullgar, Bojko Borisov, aleat politik i Merkelit”, shton portali.
Sipas “Politiko”-s, ministri gjerman për çështje evropiane, Mihael Rot pranoi se qorr-sokaku i krijuar rreth zgjerimit të Unionit paraqet “goditje të rëndë” për politikën gjermane në Ballkanin Perëndiumor, duke vlerësuar se Berlini “nuk ka qenë aq i suksesshëm në përpjekjet në bindje siç do të dëshironte”.
“Për kundërshtimin e Bullgarisë, nxitur nga kontesti historik gjuhësor, nuk është fajtore Merkeli, por pamundësia e kancelares për t’i bërë presion Borisovit sugjeron se autoriteti i saj ndoshta ka shënuar ulje, tani kur hyn në vitin e fundit të mandatit të saj”, vlerëson “Politiko”, duke konkluduar se fillimi i planifikuar i negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet si një nga problemet që do t’i trashëgojë Portugalia, e cila e merr kryesimin me Unionin prej 1 janarit.
