Policia zvicerane largon njerëz nga para Parlamentit

TË FUNDIT

Policia zvicerane ka filluar largimin e protestuesve që kërkojnë përgjigje shtesë ndaj ndryshimeve klimatike nga një shesh jo shumë larg ndërtesës së Parlamentit në Bern.

Protestuesit ngritën çadra atje dhe nuk pranuan t’i binden urdhrit të autoriteteve të qytetit për t’u larguar nga zona.

Televizioni zviceran SRF transmetoi pamjet që tregojnë policinë duke larguar protestues nga sheshi.

Largimi i protestuesve do të zgjasë disa orë, pasi disa prej tyre janë të lidhur me objekte të ndryshme, duke përfshirë biçikleta dhe gardhe çeliku, duke detyruar zjarrfikësit të përdorin mjete prerëse.

Protestuesit nga grupe të ndryshme vendosën çadra në qendër të Bernit për të tërhequr vëmendjen që Zvicra të bëjë më shumë për të zvogëluar emetimet e gazrave të dëmshme dhe për t’i ulur ato në zero deri në vitin 2030./MIA