Policia spanjolle shkatërron narko-zinxhirin e drogës, 100 të arrestuar

TË FUNDIT

Policia spanjolle ka shkatërruar një narko zinxhir që ka trafikuar sasi të mëdha hashashi dhe marihuanë në Evropën Veriore.

Gjithsej 100 persona janë arrestuar në vende të ndryshme në Andaluzi në Spanjën jugore dhe janë sekuestruar më shumë se pesë ton hashash dhe 230 kilogramë fara marihuanë, njoftoi sot Mbrojtja Civile në ueb faqen e saj.

Banda e ka sjellë drogën me skaf nga Maroku përtej Detit Mesdhe, përmes lumit Guadalkivir deri në Sevila dhe e ka fshehur në magazinat midis ngarkesave.

Droga më pas transportohej me kamion në Francë dhe në veri. Dy nga kamionët u zunë në Spanjë dhe një në Francë

Spanja ka qenë prej kohësh një rrugë e rëndësishme transiti për drogën nga Afrika e Veriut dhe Amerika Latine në Evropën Veriore. Në vitin 2019, policia kapi 38 ton kokainë dhe 350 ton hashash.

TË NGJAJSHME