Policia shkel me kuaj pjesëmarrësit në festivalin e rremë në park

TË FUNDIT

Polica në kuaj ia mësynë ndaj qindra njerëzve të mbledhur në një park në Bruksel, për një festival, që më pas rezultoi një shaka për 1 Prillin.

Përleshjet shpërthyen teksa policia po tentonte të spastronte parkun, e në të cilat përleshje u lënduan tetë persona si dhe disa oficerë policorë bashkë me kuajt e tyre.

Rreth 5 mijë njerëz u mblodhën në parkun Bois de la Cambre në Bruksel për festivalin ‘La Boum’, grumbulim ky i thirrur përmes rrjetit social Facebook nga burime të pasigurta.

Pjesëmarrësve u ishte thënë se do të trajtoheshin me muzikë nga qindra DJ, pa kufizime koronavirusi, si dhe me pjesëmarjen e një grupi të njohur muzikor francez.

Por në vend të këtyre ata gjetën reagimin e ashpër të policisë, të cilët u përpoqën t’i shpërndanin duke hedhur edhe ujë e gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Rregullat aktuale të koronavirusit në Belgjikë nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se katër njerëzve./21Media