Policia s’guxon t’i sorollatë qytetarët! Toshkovski thirrje që të paraqiten rastet e refuzimeve të dokumenteve

TË FUNDIT

Nëse keni marrë gjobë nga policia dhe shkoni në një sportel për ta paraqitur, zyrtarët aty nuk kanë të drejtë të ju sollorasin duke iu çuar në ndonjë vend tjetër!

Për këtë shqetësim të shumë qytetarëve ka dëgjuar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, andaj tha se zyrtarët e policisë nuk kanë të drejtë ligjore t’u kërkojnë qytetarëve të paraqiten diku tjetër.

Në raste të tilla, siç sqaroi, qytetarët mund t’i raportojnë problemet përmes linjës së MPB-së. Më pas do të verifikohet puna e zyrtarëve të policisë dhe do të ndërmerren masa të mëtejshme për të vlerësuar punën.

“Asnjë zyrtar policor nuk ka të drejtë t’ia refuzojë një qytetar pjesën e kërkesës së tij për të paraqitur dokumentacion specifik, asnjë! Ata nuk e kanë një të drejtë të tillë në ligj për t’i thënë qytetarit, i nderuar, nuk je këtu, je në një vend tjetër. Je i detyruar të marrësh dokumentet që ata paraqesin dhe pas kësaj brenda shërbimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ne do të duhet t’i ndjekim, të ndërmarrim veprimet tona dhe t’i informojmë qytetarët me kohë se çfarë kemi vendosur, si e kemi bërë”, tha Pançe Toshkovski.

Sa i përket mesazheve të rreme që qytetarët po i marrin nga numra të huaj, kinse për shkelje në trafik, Toshkovski tha se këto mesazhe vijnë nga jashtë shtetit dhe mund të dallohen lehtësisht nga numri prej të cilit janë dërguar.

“Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm se nga kush e marrin këtë mesazh. Si gjithmonë, mesazhet që vijnë nga numra të dyshimtë, përkatësisht nga adresa të çuditshme, përmbajnë informacione të dyshimta dhe nuk janë dërguar nga adresa zyrtare e ministrisë”, deklaroi Toshkovski.

Deri në fund të vitit ministri siguroi që sistemi “Safe City”, do të vendoset në të gjithë vendin, duke theksuar se në atë qytet ku do të plotësohen kushtet do të lëshohet sistemi duke vazhduar kështu në të gjithë vendin.