Gjatë ditës së sotme, policët nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në një shtëpi në Leshnicë të Poshtme.
Gjatë kontrollit, janë konfiskuar mijëra euro, qindra franga zvicrane dhe vulë për falsifikim të parave.
“Sot, më 12 mars 2021, gjatë periudhës prej 10:30 deri në ora 11:20 nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të B.XH.(44) në fshatin Leshnicë të Poshtme. Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 13 mijë euro në kartëmonedha 50 dhe 20 euro, 250 franga zvicrae, 40 dinarë kuvajtianë, formularë për leje qëndrim në Zvicër, vula mbrojtëse për falsifikim parash, letër të falsifikuar si dhe dokumente të tjera në bazë të dyshimit se janë të falsifikuara”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e SPB Tetovë, përcjell TV21.
Shtojnë, se B.XH. është arrestuar, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj të njëjtit do të shqiptohet masë adekuate në bazë të nenit 268 dhe 378 të Kodit Penal – “falsifikimi i parave” dhe “falsifikimi i dokumenteve”./TV21
