Policia holandeze ka zbuluar laboratorin më të madh për prodhim të kokainës

TË FUNDIT

Policia holandeze ka zbuluar laboratorin më të madh për prodhim të kokainës, që ndodhet në një ish shkollë për kalërim, në veri të shtetit, në qytetin Niven.

Të paktën 17-të persona janë në paraburgim, përfshirë 13-të shtetas kolumbianë, tre holandezë dhe një turk. Pronari i ish shkollës për kalërim ishte një nga shtetasit e arrestuar holandezë, transmetoi “Gardian”.

Policia kumtoi se gjatë bastisjes u gjetën dhjetëra mijëra litra kimikale dhe 100 kilogramë kokainë.

Laboratori ishte i pajisur për të prodhuar mes 150 dhe 200 kilogramë kokainë në ditë, me vlerë prej 4,5 deri 8 milionë euro.

“Ky është laboratori më i madh i zbuluar ndonjëherë në Holandë”, deklaroi zëdhënësi policor.