Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë shqiptuar gjithsejtë 624 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga ana e Qeverisë dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
