Policia e Kosovës tregon për gjendjen aktuale në veri

TË FUNDIT

Një ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, situata atje rezulton të jetë e qetë. Kështu konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Gjatë ditës së premte derisa kryetarët e rinj të katër komunave atje po tentonin të hynin në zyrat e tyre, u priten me protesta nga qytetarët serb në përpjekje për ta penguar hyrjen e tyre në ndërtesat e komunave. Polica përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protestuesit. Ndërsa veprimet e insitucioneve të Kosovës u dënuan nga aleatët ndërkombëtarë.

Gjatë kryerjes së detyrës të premten në veri pesë policë kanë marrë lëndime të lehta dhe katër automjete zyrtare janë dëmtuar .

Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se lëndimet e policëve kanë ardhur pasi protestuesit kanë hedhur mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare,./21Media