Një motoçiklist dhe një çiklist janë lënduar më rëndë nga gjithësej 15 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytet, transmeton Tv21.
Nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme, policia e trafikut ka sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë kaluar shpejtësinë e lejuar, kurse pohojnë se nga komunikacioni janë larguar shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Nga SPB Shkup, njoftojnë se 14 shoferë para se të marrin të drejtën e vozitjes së automjetit motorik dhe 20 automjete të paregjistruara, janë sanksionuar edhe tre fillestarë. Nga atje shtojnë se pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara dhe se janë sanksionuar edhe 17 shoferë për mos mbajtjen e kaskës, 10 shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.
SPB Shkup njoftimin e përfundojnë duke njoftuar se janë hasur 63 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 46 automjete. /TV21/
