Policia arrestoi të dyshuarin për vrasjen e bashkëshortes në Gostivar

TË FUNDIT

Pas më shumë se 30 orëve hetim, nëpunësit policor të SPB-së Gostivar  e siguruan dhe arrestuan B.I.(67) të dyshuar për vrasje. Sipas burimeve policore, ai është arrestuar në afërsi  të rrugës lokale midis  fshatrave Strajane dhe Tërnovë të Gostivarit pasdite rreth orës 16:00. Me hetimin i është dhënë fund  pasigurisë rreth rrjedhës përfundimtare të ngjarjes dramatike  e cila filloi dje në orët e hershme të mëngjesit.

Pasdite,  pas privimit nga liria B.I. do të mbahet  në stacionin policor Gostivar. Pas dëgjimit, me siguri nesër do të dorëzohet  te gjykatësi  i procedurës paraprake me parashtresë përkatëse, ndërsa kjo ishte një  padi penale për vrasje.

Banori i Gostivarit, menjëherë pas zbulimit të trupit të bashkëshortes së tij është zhdukur dhe sipas  denoncimit ka qenë i dyshuari i vetëm për vrasjen dhe është ngritur hetim.  Ngjarja e shqetësoi opinionin e Gostivarit, më së shumti për shkak të ashpërsisë dhe mënyrës  në të cilën është kryer vrasja.  Sipas PTHP-së gjashtëdhjetë vjeçarja XH.I. është gjetur e vdekur  në dhomë  të shtëpisë familjare me shumë plagë të shkaktuara me sëpatë dhe thikë. Sipas informatave të para,  deri te tragjedia ka ardhur pas një zënke për shkak të marrëdhënieve të tyre të prishura.