Mot me diell dhe temperatura të larta

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Pasdite, në rajonet malore do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe paraqitje të rrallë të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 22°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 33 deri në 39°C.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë në 17°C, ndërsa maksimalja do të arrijë 38°C.

Në ditët në vijim, moti do të mbetet me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura ditore që në disa vende do të arrijnë deri në 40°C. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.