Policë nga Maqedonia ruajnë rendin në EURO2020, në Bukuresht

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar, se 5 policë nga vendi ynë, do të qëndrojnë dhe ruajnë sigurinë në EURO202, në Bukuresht të Rumanisë.

Policët do të qëndrojnë atje gjatë periudhës prej 11.06 deri më 18.06.2021.

“Detyra e policëve tanë është që bashkë me ekipin e policisë së Rumanisë, Austrisë dhe Ukrainës të krijojnë kushte të sigurisë, që kjo ngjarje sportive e rëndësishme, të kalojë me standardet më të larta të sigurisë, njëkohësisht t’u dilet në ndihmë qytetarëve tanë të cilët do të qëndrojnë në Bukuresh gjatë ngjarjes”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

TË NGJAJSHME