Podolski i sjell fitoren Interit

TË FUNDIT

Sulmuesi gjerman Lukas Podolski i inkuadruar në lojë nga banka rezervë i ka sjell tre pikë Interit, pasi e shënoi golin e fitores 2-1 ndaj Udineses.

Fraksioni i parë përfundoi pa gola, kurse në minutën e 47 Mauro Icardi nga penalltia shënoi për 1-0. Dy minuta më vonë vendasit barazuan më anë të Antonio Di Natale. Lukas Podolski në minutën e 66 e shënoi golin e fitores.

Vendasit nga minuta e 41 luajtën pa një futbollist, pasi me karton të kuq u ndëshkua Maurizio Domizzi. Kurse nga minuta e 59, Udinese luajti edhe pa një lojtar tjetër. Emmanuel Agyemang-Badu u largua nga loja pas dy kartonëve të verdhë. Futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri nuk u inkuadrua fare në lojë.

Pas kësaj ndeshje Udinese është në pozitën e 13 me 38 pikë, kurse Interi renditet në pozitën e shtatë me 48 pikë