Po u duket se po marrin pak para, noterët kërkojnë shtrenjtim të shërbimeve

TË FUNDIT

Noterët kërkon rritje të një pjese të tarifave, të cilat thonë se nuk janë rritur për më shumë se 25 vjet. Metodija Ristoski nga Oda e noterëve dha shembull konfirmimin e një dokumenti privat të solemnizimit në vlerë prej 500 mijë denarëve, për të cilin sipas tij, avokati merr 3,900 denarë ndërsa noteri merr vetëm 2,000 denarë. Ankesa ka edhe për shërbimet publike si notarizimi i faturave të ujit, energjisë elektrike, e të tjera. Sipas Odës  në faturën prej 3,000 denarëve, noteri merr 300 denarë, ndërsa avokati merr 1,300 denarë + TVSH.

 “Absolutisht po, dhe jemi në korelacion me Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë, që të gjejmë një zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët, në mënyrë që të shmangin ngarkimin e buxhetit të qytetarëve, por të jetë e kapshme edhe për neve noterët”, tha Metodija Ristoski, kryetar i Odës së Noterëve.

Si pjesë të problemit, ata përmendin ndryshimet ligjore që lejojnë heqjen e koeficientit të noterëve për kokë banori dhe të bëhet siç ka qenë më herët: Të ketë të paktën një noter në çdo 20 mijë qytetarë.

Kryetari i Këshillit të Noterëve Marjan Kocevski, ankohet edhe për ndryshimet ligjore nga viti 2016 që futën pjesëmarrjen e detyrueshme të avokatëve në procedurat para një noteri,  duke ndarë në dysh tarifat noteriale. Si shembull ai mori Kumanovën, ku sipas numrit të popullsisë duhet të kishte 7 noterë, jo 14 sa ka tani.

 “Numri i noterëve të kufizuar nuk është që të rritet profiti i noterëve, por të ruhet siguria juridike. Kjo nënkupton se ata njerëz që duhet të jenë të shpërndarë tek ne janë të përcaktuar këtu të kenë siguri dhe të ruhet procesi gjithëpërfshirës i shërbimeve në raport me të ardhurat në nivel vendi.”, pohoi Marjan Kocevski, kryetar i Këshillit të Noterëve.

Sipas të dhënave noteriale në vitin 2000 kishte vetëm 100 noterë, ndërsa tani në 2024 ka 220 noterë të certifikuar në nivel vendi. Nga Oda thonë se në Shkup raporti për kokë banori ka tejkaluar dyfishin, për vitin 2024 të dhënat zyrtare janë Shkupi me 616,000 banorë, dhe aktualisht ka 66 noterë. Ata thonë se i kanë tarifat më të lira në rajon, duke bërë krahasimin e nënshkrimit të një certifikate ku tek ne kushton 1,63 euro, në Serbi 2,56 euro, në Bullgari 5,12 euro, në Kroaci 7 euro dhe në Shqipëri 18.80 euro.