Plus 1.000 denarë në xhep të pensionistëve! Çfarë mund të blihet me këto para?!

TË FUNDIT

Pensionistët iu drejtuan filialeve të bankave për të marrë pensionet e muajit prill. Duke nisur nga ky muaj me masën për ndihmë financiare në llogarinë e tyre janë lëshuar edhe 1.000 denarë shtesë. Kjo do të behët edhe në muajt maj dhe qershor.

Mbi 300 mijë pensionistë do të marrin pensione me të larta për një mijë denarë për këtë muaj, le t’i pyesim pak se a janë të kënaqur me pensionet dhe se çfarë mund të blejnë me 1.000 denarë, raporton Almedina Ismajli, gazetare TV21.

-Me një mijë denarë?… Të hamë një dy ditë, kaq, asgjë më shumë. Gjithçka është shtrenjtuar, ja tani hyra të blej një byrek 75 denarë ishte, nuk kishte shans të blija, mora një kifle.

-Po janë të mjaftueshme për një orë. Aq për një orë? Po aq. Çfarë mund të blihet te ne me 1.000 denarë? Asgjë, asgjë çfarë të blej me një 1.000 denarë.

-Nuk janë të mjaftueshme, asgjë nuk mund të blini. Hy në treg blej dy tre gjëra dhe aq, gjithçka është shtrenjtuar, domatet, trangujt, vaji, mishi gjithçka është shtrenjtë, pensionistët minimum duhet të marrin 25 mijë denarë që të mund të jetojnë.

-Me 1.000 denarë mund vetëm ilaçe të blej dhe vitaminë, vetëm aq. Nuk ka as për rrymë, as për ujë, as për telefon dhe pagesa tjera.

-Kush më pyet as mua nuk më mjaftojnë por kush më pyet, aq kam lënë.

-Mund të paguhen disa fatura.

Për dikë 1.000 denarë janë të mjaftueshme.

-Shumë gjëra, sheqer, vaj e kështu me radhë. Vlerësoni se janë të mjaftueshme? Po po të mjaftueshme janë.

Pensioni mesatar në vend për muajin mars të këtij viti është 266 euro!

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Fondit Shtetëror të Sigurimeve Pensionale, pensione më të larta se 50.000 denarë marrin vetëm 351 pensionistë, që është 0,1 për qind nga të gjitha pensionet.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën me dije se pensionet janë të sigurta në llogaritë e përfituesve, sistemi i pensioneve është stabil dhe funksionon pa probleme.