Është digjitalizuar procedura për përfshirjen e barnave të reja në listën pozitive të ilaçeve. Ky modul mundëson paraqitjen digjitale të kërkesave dhe ngarkimin e dokumentacionit të nevojshëm për barin në sistem, të cilat deri më tani dorëzoheshin në formë fizike, me letër.
“Me të cilën për herë të parë nis digjitalizimi i procedurës për përfshirjen e një bari të ri në listën pozitive. Moduli është zhvilluar nga Drejtoria për Shëndetësi Elektronike, në bashkëpunim me Sektorin e Farmacisë dhe do të jetë i qasshëm për publikun në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë”, theksoi Azir Aliu – Ministër I Shëndetësisë.
Vesna Nasteska, farmaciste në Ministrinë e Shëndetësisë, numëroi përfitimet e modulit të ri.
“Moduli sjell të mira konkretë, sepse aplikimet evidentohen, pastaj përcillen dhe menaxhohen në të njëjtin sistem. Më pas në sistem ka lidhshmëri të institucioneve të cilat marrin pjesë në procedurë, si dhe ekspertëve që përbëjnë komisionin e listës pozitive. E më e rëndësishmja në transparencën e procesit është portali publik, ku mund të ndiqen të gjitha të dhënat dhe informacionet për procedurën e vendosjen së një ilaçi në listën pozitive”, u shpreh Vesna Nasteska, farmaciste në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sistemi i ri do të jetë funksional menjëherë pasi të hyjnë në fuqi ndryshimet në rregulloren që rregullon këtë procedurë, të cilat pritet të publikohen në Gazetën Zyrtare në ditët në vijim.