Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar planin aksionar për luftim të korrupsonit.
Plani është publikuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski.
Kryeministri Zaev tha se plani aksionar është rezultat i dialogut politik për luftim të korrupsionit dhe ftoi qytetarët dhe mediat të flasin zëshëm për rastet korruptive
“Ftoj qytetarët, mediat që të tregojnë dhe të flasin zëshëm dhe publikisht për korrupsionin”, tha Zaev, transmeton TV21.
Ai sqaroi se plani integron mekanizma ndërinstitucional që kanë për qëllim të detektojë veprimet kriminale të përbërjes aktuale qeveritare, por edhe të çmontojë mbetjet kriminale, të siç e quajti ai, regjimit të kaluar.
“Kundër tyre ka raste gjyqësore, por derisa ata vazhdojnë të japin përgjegjësi para drejtësisë, ne vazhdojmë me çmontim të mbetjeve të tyre në sistem dhe nuk do të ndalojmë derisa nuk përfundojmë në tërësi me të. Dhe mos të mendojë askush se mund t’i ikë kësaj, sepse drejtësia është këtu, çdo ditë në gjykime dhe në seanca”, tha Zaev.
Ka ky plan është vazhdimësi e hapjes së qeverisë karashi qytetarëve. Kështu ndodhi me hapjen e shpenzimeve të kryeministrit dhe ministrisë dhe me hapjen e Arkës së Shtetit.
Plani është përpiluar në bazë të raportit të Transparency International dhe rastet e hapura nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit./TV21
