Gjithsej 22 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 07:30 të mëngjesit, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Sipas QMK-së, nuk ka asnjë zjarr aktiv apo nën kontroll, ndërsa të 22 zjarret janë shuar.
Zjarret e shuar janë regjistruar në komunat: Çuçer Sandevë, Karposh, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Manastir, Prilep, Strugë, Kriva Pallankë, Tetovë, Zhelinë, Kavadar, Kumanovë, Qendër, Haraçinë dhe Gostivar.
Ato kanë përfshirë kryesisht bar të thatë, vegjetacion të ulët, shkurre, deponi, pemë të djegura, si dhe në një rast pyll me dushk dhe vegjetacion të ulët në afërsi të Kriva Pallankës.
