Sonte rreth orës 18.45 në fshatin Likovë të Kumanovës, është sulmuar me thikë personi me iniciale J.S (1977) i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar. Ministria e Punëve të Brendshme po punon në zbardhjen e rastit.
