Forcat e Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të saj në Gaza në koordinimi me shtabin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë. Krejt kjo në kuadër të misioni ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Të fundit që u nisën drejt atij vendi janë 4 pjesëtarë të FSK-së.
Bordi i paqes i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se pjesëtarët e Forcës do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile.
Në kuadër të këtij misioni, shefja e kabinetit të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Liridona Gashi ka bërë të ditur për televizionin publik se pjesa tjetër e kontingjentit ka përfunduar përgatitjet operacionale dhe logjistike dhe, pas koordinimeve përfundimtare me Shtabin e misionit, do të nisë drejt Gazës për të marrë detyrat e saj.
“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë mision paraqet një hap të rëndësishëm në konsolidimin e rolit të saj si kontribuuese aktive në sigurinë ndërkombëtare. Ky angazhim njëkohësisht shënon pjesëmarrjen e parë në një mision të miratuar nga OKB-ja, duke reflektuar nivelin e besimit dhe partneritetit me aleatët ndërkombëtarë”, ka thënë Gashi.
