Pjesa e autostradës Trebenishtë-Ohër konkretisht ana e djathtë duhej të lëshohej në përdorim në fillim të muajit gusht. Në shtator kur TV21 raportoi për këtë pjesë të autostradës nga NP “Rrugët Shtetërore” na thanë se kanë mbetur edhe 2km për tu asfaltuar, por për shkak të problemeve teknike pati vonesa.
“Ndodhemi në Rrugën Trebenishtë-Ohër, kjo pjesë e autostradës duhej të lëshohej në përdorim në fillim të gushtit, por për shkak të problemeve teknike dhe dokumentacionit e njëjta hasi në vonesë. Megjithatë mbikëqyrësi i punimeve i cili po na shoqëron thotë se kjo do të lëshohet në përdorim sot ose më së voni deri nesër, sepse pritet një leje e veçantë nga MPB-ja”
Këtë e konfirmoi edhe drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rrustemi. Ai tha se ajo pjesë do të lëshohet sot ose më së voni nesër, pasi po pritet leje nga MPB.
“Sot më së voni deri nesër pjesa e djathtë e autostradës Trebenishtë-Ohër do të lëshohet në përdorim. Presim leje të veçantë nga MPB-ja”- deklaroi Ejup Rrustemi – NP “Rrugët Shtetërore”
Deri në këtë edicion lajmesh kjo pjesë e autostradës nuk është lëshuar.
