Pianistja Anila Aliu shënon suksesin e radhës, pranohet në universitetin prestigjioz në ShBA

TË FUNDIT

Pianistja e shquar Anila Aliu ka njoftuar për suksesin e radhës – është pranuar në një nga universitetet më prestigjioze në botë, duke fituar bursën 100% në “Roosevelt University – Chicago College of Performin Arts” në SHBA.

Do të jetë në klasën e pianistit me famë botërore, i cili është i nominuar për Grammz Award, Prof. Adam Neiman, transmeton TV21.

Informacionin për publikun e ka bërë të ditur vetë Aliu, duke bërë të ditur se së shpejti do të marrë rrugën drejt SHBA-së.

“Të dashur miq, pas shumë viteve studimi në Kosovë e në Evropë, jam e lumtur dhe e emocionuar të ndaj me ju lajmin që së shpejti do jem studente e një prej universiteteve më prestigjioze në botë “Roosevelt University- Chicago College of Performing Arts” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bursë të plotë 100% dhe pikë maksimale në nivelin “Performance Diploma” në klasën e pianistit me famë botërore (i nominuar i Grammy Awards) Prof. Adam Neiman.Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e dhënë gjatë tërë këtyre viteve, veçanërisht prindërve të mi, familjes, profesorëve që më ndihmuan të jem ktu ku jam sot dhe tërë miqve e dashamirëve për përkrahjen dhe dashurinë e vazhdueshme.Së shpejti do filloj një kapitull të ri, larg shtëpisë, larg Kosovës sime. Por, jam gati të jap maksimumin tim për tu bërë verzioni më i mirë i vetes dhe për të hapur dyer të reja edhe në një kontinent tjetër.
🌎🇺🇸Faleminderit përzemërsisht Anila”, shkruan Aliu.

Anila Aliu është një pianiste e talentuar me një karrierë të shkëlqyer. Ajo ka marrë pjesë në shumë konkurse të ndryshme nëpër botë dhe ka fituar shumë çmime. Ajo është gjithashtu e njohur për shfaqjet e saj në skenat kryesore të muzikës klasike në Kosovë.

error: Content is protected !!