Sllavjanka Petrovska nga LSDM sot njoftoi se nga nga gjithsej katër kandidaturat për kryetar të LSDM-së, janë pranuar vetëm tre, përcjell TV21. Petrovska theksoi se kandidati i refuzuar është njoftuar për vendimin e Komisionit brenda partisë.
“Dje skadoi afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar, janë dorëzuar katër kandidatura. Sot, në përputhje me rregulloren, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh dhe vendosi që tre kandidatura janë të kompletuara me të gjitha dokumentet dhe kushtet e nevojshme sipas rregullave dhe kushteve të shpallura dhe se një kandidaturë është refuzuar me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kandidati është njoftuar për këtë”, tha Sllavjanka Petrovska nga LSDM, duke mos e potencuar emrin e kandidatit të refuzuar.
Ndryshe, kandidaturë për kryetar të LSDM-së kishin paraqitur Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër aktual i Financave, Frosina Remenski, ish-deputete dhe nënkryetare e LSDM-së, Vllastimir Aleksovski, anëtar dhe aktivist i LSDM-së nga organizata komunale e partisë nga Kumanova dhe Jovan Despotovski, drejtori i Drejtorisë së Zonave të Zhvillimit Industrial Teknologjik.
