Petrit Kllokoqi ngjitet në Mount Everest, majën më të lartë në botë!

TË FUNDIT

Afaristi Petrit Kllokoqi është ngjitur në majën më të lartë në botë, në Mount Everest, përcjell TV21. Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lot gzimi per Vendin tem”, ka shkruar ai në Instagram.

Sfida për ngjitjen në majen 8.848 metra të lartë, nuk është vetëm fizike, por edhe personale. Para nisjes, ai njoftoi dy ndryshime të rëndësishme në jetën e tij, një vit pa alkool dhe 30 ditë pa duhan.

Ndryshe, para kësaj sfide, Kllokoqi u ngjit në “Mont Blanc”, majën më të lartë në Evropë./tv21.tv