Petkov: Kuvendi bullgar do të duhet të deklarohet për çdo propozim nga BE-ja në lidhje me Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

-Për çështjen e Maqedonisë së Veriut duhet të vendosin vetëm deputetët bullgar, deklaroi sot kryeministri bullgar Kirill Petkov para fillimit së seancës së rregullt qeveritare, duke shtuar se Qeveria do të debatojë për vendimin me të cilën parashihet për të gjitha propozimet nga presidenca franceze me Këshillin Evropian apo nga vendi anëtarë i BE-së për temën me vendin të debatohet në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvend të Bullgarisë.

“Çfarëdo propozimi që dallon nga pozicioni kornizë duhet menjëherë të dorëzohet në Kuvend dhe të mos jepet pajtueshmëri derisa diskutohet për atë. Derisa ka vendim negativ, automatikisht duhet të jepet përgjigje negative”, theksoi Petkov.

Ai shtoi se propozim vendimi sipas të cilit do të diskutohet në seancë qeveritare ka dy pika, me çka në të parën theksohet se “çfarëdo propozimi i presidencës franceze me Bashkimin Evropian, vendi anëtarë apo Komisioni Evropian në lidhje me miratimin e anëtarësimit të RMV-së dhe Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe është bërë në përgatitje apo në Këshillin për punë të përgjithshme që tërhiqet nga pozicioni kornizë i Këshillit (bullgar) ministror nga viti 2019, menjëherë të dërgohet nga përfaqësia e përhershme e Republikës së Bullgarisë në Bashkimin Evropian dhe Komisionin për politikë të jashtme në Kuvend.

Sipas pikës së dytë, përfaqësuesit të Republikës së Bullgarisë në Komitetin për përfaqësues të përhershëm dhe në Këshillin për punë të përgjithshme nuk duhet të dakordohen për propozim nga pika 1 deri në debatin në Kuvend, ndërsa gjatë hedhjes poshtë nga ana e Kuvendit do shfaqet pozicion negativ.

“Çdo  propozim që dallon nga pozicioni kornizë menjëherë do të dërgohet deri te Kuvendi. Derisa po debatohet në Kuvend, nuk do të ketë pajtueshmëri, ndërsa derisa ka vendim negativ, automatikisht do të jepet përgjigje negative”, shtoi Petkov.

Kështu, sipas Petkovit, do të shmangen çfarëdo spekulime për veprimet që i ndërmerr Qeveria e tij në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE.

“Për këtë çështje duhet të vendos vetëm dhe plotësisht deputetët në Kuvend. Me këtë duhet të përfundojë ky debat. Ky është vendimi i Këshillit ministror”, është kategorik kryeministri bullgar.