Nënkryetari i LSM-së, Ivan Peshevski ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në TV21 ku theksoi se nuk është arritur marrëveshje për pagë minimale prej 18 mijë denarëve. Peshevski tha se kërkojnë nga ekzekutivi të mbajë premtimin.
“Ajo që kërkojmë ne si përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë nuk është as më pak e as më shumë nga ajo që është premtuar nga qeveritarët para festave. Viti i Ri ka kaluar, punëtorët nuk kanë marrë 18 mijë denarë në llogarinë e tyre, por kanë vazhduar të punojnë për 15.200 denarë”, thotë Peshevski.
