Të paktën pesë persona u lënduan në zjarrin në ndërtesën pesë-katesh në Moskë, të shkaktuar nga shpërthimi i gazit në një apartament.
Siç transmeton agjencia TASS, janë shpëtuar 16 persona.
“Zjarri është shuar”, kumtoi shërbimi për shtyp i Sektorit të Ministrisë ruse të Situatave të Emergjencave në Moskë.
Prokuroria konfirmoi se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i gazit që ndodhi herët në mëngjes, ndërsa përfshiu apartamentet mes katit të tretë dhe të pestë.
Në vijim është hetimi për shkakun e shpërthimit dhe zjarrit.
