Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA-të kanë arritur një marrëveshje nafte me Venezuelën, që sipas tij i jep Uashingtonit kontrollin e shumicës së më shumë se 65 miliardë fuçive të rezervave të provuara të naftës.
Trump tha se SHBA-të do të kontrollojnë 55 për qind të prodhimit efektiv përmes sipërmarrjeve të përbashkëta dhe se marrëveshja nuk do të ketë kosto për taksapaguesit amerikanë.
Sipas tij, marrëveshja do të dyfishojë rezervat e naftës së SHBA-ve.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsea Rodriguez, e konfirmoi marrëveshjen dhe e cilësoi atë “historike”, duke thënë se projektet e përfshira pritet të gjenerojnë 209 miliardë dollarë në taksa.
Marrëveshja përfshin 17 fusha strategjike me gjithsej 65 miliardë fuçi rezerva të provuara, ndërsa ndarja e saktë e pjesëve mes SHBA-ve dhe Venezuelës nuk është bërë e ditur.
