Tre personat e raportuar të zhdukur janë gjetur pa shenja jete, bëjnë të ditur nga MPB-ja. Bëhet fjalë për Ejup Tërnavën, Cennet Tërnavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, njofton TV21.
“U gjet një automjet “Mercedes” i përmbysur në rrugën PKK Bllacë–Shkup, tre persona të vdekur
Më 19.07.2026, në ora 22:35, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit ndodhet një automjet i përmbysur i markës “Mercedes” me targa gjermane. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar zyrtarë policorë, të cilët kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur (një mashkull dhe dy femra). Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore. Më herët, në ora 13:40, në Stacionin Policor Bit Pazar, një shtetas i Kosovës kishte raportuar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta kishte qenë më 18.07.2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
