Personat më të kërkuar në Google gjatë vitit 2020

TË FUNDIT

Së fundmi, Google ka publikuar listën vjetore të kërkimeve që janë bërë nga njerëzit përgjatë këtij viti.

Pjesë e kësaj liste, ishin dhe emrat e njerëzve më të kërkuar në Google përgjatë 2020.

Cilët janë ata?

1. Shakira

– Reklamë e sponzorizuar –

Nëse e harruat, Shakira bëri një super performancë në Super Boël gjatë këtij viti bashkë me Jennifer Lopez. Kjo shpjegon gjithçka.

2.Vanessa Bryant

Vanessa, gruaja e Kobe Bryant, gjigandit të basketbollit që u nda nga jeta në janar të 2020-ës, bashkë me vajzën e tij si pasojë e një aksidenti fatal ajëror. Dhimbja, fjalimet dhe gjithçka tjetër që lidhej me familjen e famshme, i bëri njerëzit të shkonin drejt një emri; Vanessa Bryant.

3. Jacob Blake

Në 23 gusht, Jacob Blake, një njeri me ngjyrë që jetonte në Kenosha Wisconsin, u qëllua 7 herë në shpinë, në sy të fëmijëve të tij nga një oficer policie, teksa ecte drejt makinës së tij. Incidenti fatal u publikua shpejt në rrjetet sociale, që më tej përfunduan në protesta dhe revolta të dhunshme popullore.

4. Kanye West

Kanye bëri shumë gjëra këtë vit për të qenë në titujt kryesorë, por qershia mbi tortë ishte kandidimi për president i SHBA-ve dhe marrja e 60,000 votave.

5. Tom Hanks

Ky vit ishte i mbushur plot me ngjarje për aktorin. Filloi me nominimin për Oscar dhe përfundoi me infektimin me Covid-19 bashkë me gruan e tij Rita Wilson. Duke qenë se ishin ndër personazhet e parë të prekur nga virusi asokohe shumë i panjohur, rezultati është ky.

6. Kamala Harris

S’është surprizë që Harris është një nga njerëzit më të kërkuar të 2020-ës. Në 7 nëntor, ajo u bë gruaja e parë dhe gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur si zëvendës presidente në Amerikë.

7. Joe Biden

Sigurisht që emri i tij s’është suprizë. Joe Biden fitoi bindshëm zgjedhjet elektorale 2020 në SHBA.

8.Kim Jong-un

Gjatë prill-majit të këtij viti, u përfol gjatë për një vdekje apo gjendje të rënduar të Jong-un. Aludimet misterioze u lidhën gjithashtu me motrën e tij që sipas disa teorive hiqej prej kohësh si ai.