Përshkallëzohet situata në PD, plagoset demokrati që u ngjit në katin e dytë të godinës

TË FUNDIT

Një nga protestuesit që u ngjit në katin e dytë të Partisë Demokratike me shkallë dhe litarë, është goditur në pjesën e pasme të kokës.

Pas këtij incidenti, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të demokratëve, Lulzim Basha që të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve.

“Bandat e Lulzim Bashës nga ballkoni i zyrës së tij plagosën protestuesin. Lulzim Basha hiq dorë nga dhunë, është protestë paqësor, largo vrasësit dhe kriminelët nga shtëpia e lirisë. Policia nuk ndërhyn dot në protestën paqësore. Nëse policia tenton të shtypë protestën e lirisë, ta provojë”, u shpreh Berisha.