Perrie Edwards fejohet me Alex Oxlade-Chamberlain

TË FUNDIT

Ish- ylli i Little Mix, Perrie Edwards, ka njoftuar se është fejuar me të dashurin, Alex Oxlade-Chamberlain.

Çifti, i cili ka djalin nëntë muajsh Axel janë bashkë që nga viti 2016 dhe janë si kurrë më parë me njëri-tjetrin.

Ata mirëpritën fëmijën Axel në gusht të vitit 2021, pesë vjet pasi u takuan për herë të parë.

Perrie ka ndarë tani lajmin e gëzueshëm se është fejuar me ‘dashurinë e jetës së saj’, teksa Alex u ul në një gju për të bërë pyetjen e veçantë.

Së bashku me lajmin brilant, Perrie ndau një seri fotografish të realizuara të premten në mbrëmje, me perëndimin e diellit dhe detin që shkëlqente në sfond.

Perrie dhe Alex kanë pranuar urime të shumta nga miq e fansa në Instagram./21Media