Përpjekje të shpeshta të emigrantëve për hyrje në Shqipëri

TË FUNDIT

Përpjekjet janë shpeshtuar për të kontrabanduar emigrantë përtej kufirit greko-shqiptar me qëllimin e vetëm të kalojnë tranzit nëpër territorin shqiptar dhe të vazhdojnë rrugën për në ndonjë nga vendet e Evropës Perëndimore.

Në tre operacione të veçanta, policia e Shqipërisë gjeti 52 emigrantë që do të transportoheshin për në Kosovë.

Në aksionin e parë pranë qytetit të Elbasanit u zbuluan 34 emigrantë, në aksionin e dytë në një automjet që lëvizte drejt qytetit verior Kukësit, 12 emigrantë dhe në aksionin e tretë, gjashtë emigrantë.

“Në aksionin e kryer në afërsi të Elbasanit u arrestua personi me iniciale V.K, shtetas shqiptar, i cili po transportonte 34 sirianë në automjetin e tij që supozohej të kontrabandonte për në Kosovë. Është ngritur padi penale për ndihmë dhe përforcim të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”, thuhet në kumtesën e policisë.

Sipas policisë, në operacionin e dytë u arrestua një banor 28-vjeçar i Tiranës që po transportonte 12 emigrantë, të cilët gjithashtu do të transferoheshin në Kosovë. I arrestuari mori nga 150 euro prej secilit prej tyre.

Në operacionin e tretë, policia zbuloi gjashtë emigrantë që po transportoheshin me makinë, një 38-vjeçar banor i Kukësit, me leje shoferi të falsifikuar.

Pas përgjumjes që sundoi për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri, në dy muaj e gjysmë të fundit janë zbuluar disa mijëra emigrantë, ndërsa përpiqen të kalojnë tranzit nëpër territorin shqiptar.