Përparësi do të kenë studentët e talentuar/ “Edukata” ndan bursë prej 18.000 denarëve për 12 studentë

TË FUNDIT

12 studentë, gjegjësisht nga tre nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, FINKI, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore nga kategoritë më të cenueshme, do të marrin bursë prej 18.000 denarëve në muaj nga Fondacioni “Edukata” në mbështetje me Video Lotarinë Kasinos Austri. Konkursi është aktiv nga sot dhe do të zgjasë deri më 21 të këtij muaji, ndërsa emrat e fituesve do të shpallen më 1 dhjetor.

“Qëllimi ynë është t’i ndjekim studentët gjatë gjithë shkollimit të tyre në katër vitet derisa studiojnë.”- deklaroi Oliver Arsovski, Kryetar i Fondacionit “Edukata”

“Çdo fondacion i tillë është një hap i rëndësishëm përpara dhe ka rëndësi të veçantë për arsye se do t’u jepen bursa të rinjve, studentëve të rinj të regjistruar në vitin e ri 2022/2033.”- tha Nikolla Jankullovski, Rektor I UShKM-së.
Studentët duhet të plotësojnë disa kritere të cilat janë të përcaktuara në mënyrë që qartë në ueb-faqen edukata.mk. Duhet të kenë notë mesatare prej 5.00 për të gjitha katër vitet e arsimit të mesëm, por kusht është edhe gjendja financiare e familjes më të ngushtë të kandidatit.
Nëse ka më shumë studentë të paraqitur të cilët i plotësojnë kushtet, atëherë do të vendosin nuancat – thotë Arsovski, duke shtuar se bursat do të përfundojnë në duart e duhura. Përparësi kanë studentët e talentuar. Kjo ide fisnike do të zgjerohet edhe në fakultetet e tjera shtetërore në vend, siç është Fakulteti i Tetovës, Shtipit, Manastirit, kurse do të rritet edhe numri i bursistëve.