Përmbytet shtëpia e një gruaje, moti i lig shkaktoi dëme të mëdha në Zelenikovë të Shkupit

TË FUNDIT

Stuhia e fuqishme me shira të rrëmbyeshëm shkatërroi dhjetëra shtëpi, janë përmbytur bodrume dhe rrugë. Kjo është pamja në Zelenikovë të Shkupit pas stuhisë së mbrëmshme. Një nga shtëpitë më të goditura është ajo e Menda Manevskës e cila është prind i vetëm. Ajo me të birin e saj mezi kanë shpëtuar. Uji ka marrë gjithçka me vete.

“E hoqa perden, pash se po binte shumë shi. I thash djalit tim Ic se  jemi në rrezik. Fillova të bie në uin dhe të mbytesha. Më dëgjoi një fqinj, unë bërtisja me zë dhe ai më mori tek ata. Nuk e di se çfarë të them, Zoti ka mëshirë, nëse dikush ka zemër të më japë diçka. Nuk kemi asgjë, jemi nën qiell të hapur.” – thotë Menda Manevska – Banore e Zelenikovës.

Fqinjët sot i ndihmuan që ta pastrojnë shtëpinë dhe të shohin nëse mund të shpëtojnë diçka nga mobilja dhe aparatet e kuzhinës. Violeta Jordanovska është njëra prej fqinjëve që po ndihmon. Ajo tha se shtëpinë sapo e kanë rinovuar e tashmë gjithçka është shkatërruar.

“Jemi këtu tërë natën. Gjithçka është shkatërruar. Uji ka marrë gjithçka. Me të vërtetë u duhet ndihmë.” – u shpreh Violeta Jordanovska, fqinje e Mendës.

Edhe shtëpia e Zdravko Zdraveskit është përmbytur. Ai po ashtu është prind i vetëm. Uji ka hyrë brenda shtëpisë duke shkatërruar gjithçka.

“Filloi të binte shi, tash vetes se nuk është diçka serioze. Pash se pas dhjetë minutave filloi të rrjedhtë ujë përmes dritares ashtu siç rrjedh nëpër rrugët. Erdhi fqinji që të më thërriste për t’i ndihmuar fqinjës për shkak se shtëpia e saj është përmbytur nga shiu. I thash se edhe shtëpia ime është plot me ujë. U mblodhën fqinjët, por shiu binte vazhdimisht për 40 dyzet.” – thotë Zdravko Zdraveski, banor i Zelenikovës.

Fqinjët vetë kanë paguar eskavatorë për ta nxjerrë dheun nga shtëpitë e tyre. Kryetarin e takuam në terren së bashku me punëtorët që e pastruan kanalin për të cilin vetë ai pranon se nuk është pastruar me vite të tëra. Ai u premtoi qytetarëve ndihmë financiare.

“Qytetarët nuk kanë ku të akomodohen, por ne si komunë do të angazhohemi që t’u ndihmojmë. 

-Si do të ndihmoni?

-Me mjete financiare.

-Sa do t’u jepni?

-Për këtë do të vendosë Këshilli. Kemi seancë në Këshillin. Komisionet punojnë në terren dhe kur të mbarojë vlerësimi do të shohim se sa do të jetë shuma.” – deklaroi Borçe Gievski, Kryetar i Zelenikovës.

Në stuhinë e mbrëmshme edhe kanali në fshatin Batincë shkaktoi vërshime nëpër rrugët por pa dëme materiale.