Përmbyset autobusi, humbën jetë 14 persona

TË FUNDIT

Një autobus i udhëtarëve u përmbys në pjesën perëndimore të Turqisë sot herët në mëngjes, me çka humbën jetën të paktën 14 persona, ndërsa janë lënduar 18 persona, njoftuan shërbimet për ndihmë të shpejtë, transmeton gazeta Sabah.

Autobusi kishte dalë nga kontrolli dhe ishte përmbysur në autostradë derisa udhëtonte drejtë Edremit në provincën perëndimore Balakesir. Njëmbëdhjetë persona humbën jetën në vendin e ngjarjes, përderisa të plagosurit menjëherë janë dërguar në spitalet e afërta.

Po vijon hetimi për shkaqet e aksidentit.