Përleshje midis rojeve dhe të burgosurve në Ukrainë

TË FUNDIT

Policia ukrainase njoftoi se katër roje të burgut janë lënduar në konfliktet me të burgosurit në qytetin portual Odesa, raportojnë mediat lokale.

Një përfaqësues i sektorit hetues të policisë në Odesa informoi se policia negocion me të burgosurit.

Sipas disa mediave, disa të burgosur janë lënduar, ndërsa disa të tjerë arritën që të largohen.

Aktivistët të cilët u grumbulluan para burgut thanë se të burgosurit kanë protestuar për shkak të cilësisë së keqe të ushqimit.