Përleshje mes policisë dhe demonstrantëve në Mineapolis

TË FUNDIT

Policia dhe demonstrantët në Mineapolis u përleshën natën e dytë me radhë  gjatë protestave  për shkak të vdekjes së afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili vdiq të hënën gjatë arrestimit policor.

Një pjesë e policisë, e cila ishte sistemuar në kulme, përdori gaz lotsjellës, plumba plastike dhe bomba tymi për t’i dëbuar demonstrantët,  të cilët i gjuanin policisë gurë, shishe me ujë dhe gjëra tjera.

Protestat filluan  disa orë prejse  prefekti i Mineapolis, Xhejkob Frej i bëri thirrje prokurorisë të dorëzojë padi penale kundër policit, i cili në video-incizim shihet  se si gjurin e ka vendosur  në qafën e Flojd, i cili është ankuar se  nuk mund të marrë frymë dhe ka vdekur.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp shkruajti në Twiter se i ka bërë thirrje Zyrës  federative të hetimit  (FBI)ta përshpejtojë hetimin ,duke shtuar se e vlerëson punën e  forcave policore lokale./MIA