Përleshje e armatosur në Kumanovë, ka të plagosur

TË FUNDIT

Një përleshje e armatosur ka ndodhur gjatë pasdites në Kumanovë, në rrugën “Boris Kidriq”, në qendër të qytetit. Si pasojë, një person ka ngelur i plagosur dhe është dërguar në Klinikën për kirurgji vaskulare, pasi ka plagë të hapura në dy këmbë, transmeton TV21.

Burime nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur pas orës 17:00, ndërkaq i plagosuri është dërguar me veturë të Ndihmës së shpejtë në Spitalin e Kumanovës. Për shkak të gjendjes serioze, është përcjell për në Shkup.

Jozyrtarisht thuhet se i plagosuri është i moshës 50-vjeçare.