Përkujtohet Shkëlzen Haradinaj

Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e rënies heroike të njërit nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, janë bërë homazhe tek busti i tij në Pejë.
Prindërit e tij, vëllezërit e familjarë të tjerë vendosën lule.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u pa i emocionuar tek busti i të vëllait. Tha se u mungojnë ai dhe të gjithë të rënët për liri.
“Na mungojnë shumë por fatmirësisht e kemi lirinë, ma keq ish kanë mos me pas lirinë”, ka thënë ai.
Shkëlzen Haradinaj ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës heroike 131 “Jusuf Gërvalla”: Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të gjithë nga Gllogjani.
Emrin e heroit Shkëlzen Haradinaj, sot e mbajnë sheshet e rrugët anekënd Kosovës e Shqipërisë. Në qendër të Pejës, është ngritur busti i heroit ku edhe sheshi mban emrin e tij.
Pas rënies, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, për merita të veçanta të treguara në luftë ia ndau gradën gjeneral kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shkëlzen Haradinaj është dekoruar me urdhrin ‘Hero i Kombit’.
Shkëlzen Haradinaj, përveç vëlla i Ramush dhe Daut Haradinaj, është vëlla edhe i dëshmorit të UÇK-së Luan Haradinaj dhe i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.