Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për vizitën e Papa Françeskut që pritet të vizitoj Republikën e Maqedonisë së Veriut më 7 maj.
Të gjitha lokacionet ku do të qëndroj Papa Françesku janë rregulluar si dhe janë ndar biletat për prani në Liturgjinë e shenjtë në sheshin qendror të Shkupit.
Papa Françesku në aeroportin e Shkupit do të arrijë në orët e hershme të mëngjesit dhe së pari do të shkojë në vilën presidenciale Vodno, në vilën presidenciale Papa Françesku do të mbajë ceremoni zyrtare si dhe fjalim para autoriteteve shtetërore, shoqërisë qytetare dhe korit diplomatik.
Ndërsa me liderët fetarë Papa Françesku do të mbajë takim në shtëpinë përkujtimore Nënë Tereza.
Kreu i kishës katolike Liturgjinë e shenjtë do ta mbajë në sheshin “Maqedonia”.
