Kandidatja e demokratëve për presidente të Shteteve të Bashluara të Amerikës, Hillari Klinton dhe bashkëshorti i saj, Bill Klinton, raportuan për të hyra të përgjithshme në vlerë prej 140 milionë dollarë gjatë tetë viteve të kaluara, duke ofruar dëshmi për pasurinë e madhe që kanë grumbulluar.
Të dhënat dëshmojnë se në vitin 2013, çifti Klinton, si honorarë për fjalime, ka tubuar 23 milionë dollarë.
Hillari Klinton, favorite në garën e demokratëve për të emëruarin për President në vitin 2016, publikoi tatimet që ka paguar familja e saj nga viti 2007 deri në vitin 2014. Del se të ardhurat ishin 140 milionë euro dhe me zbritjet tatimore, të ardhurat e tyre kapën vlerën prej 111 milionë euro.
Ajo theksoi se ka paguar 43.9 milionë dollarë në emër të tatimeve dhe se ka ndarë rreth 15 milionë dollarë për bamirësi.
Pasuria e madhe e Klintonëve, e grumbulluar si rezultat i reputacionit të tij si ish-president dhe rezymesë së Hillarit si sekretare e shtetit, është shndërruar në çështje në garën presidenciale, e cila është përqendruar në debatin se si të reduktohet pabarazia në të ardhura./21Media
