Për shkak të variantit të ri të korona virusit, Danimarka ashpërson masat restriktive

TË FUNDIT

Danimarka vendosi masa restriktive shtesë, të drejtuara kah çrrënjosja e përhapjes së shpejtë të variantit të ri të virusit korona, për të cilin besohet se është shumë më infektues, deklaroi kryeministrja Mate Frederiksen.

Ndalesat e reja përfshijnë ulje të numrit të njerëzve në tubime publike prej 10 në pesë, ndërsa vendoset edhe distancë e obligueshme fizike prej dy metrave në vende publike, përfshirë edhe shitore.

Gjatë disa ditëve të kaluara, disa deputetë bënë thirrje për restrikcione më të ashpra për shkak të frikës nga varianti i ri i virusit korona, i cili për herë të parë ishte vërejtur në Britani të Madhe.

“Mutacioni tashmë u përhap dhe nuk mund të ndërpritet, por mund ta shtyjmë dhe ta fitojmë me kohë që të vaksinohen sa më shumë njerëz”, theksoi Frederiksen.

Ekspertët shëndetësorë shfaqën pritje se varianti i ri do të jetë dominant në Danimarkë më së voni deri në mes të shkurtit.