Për pushime dimërore në Bullgari! Ski-qendrat në vend këtë sezon mbeten të mbyllura

TË FUNDIT

Ahmeti: E pergëzoj Bujar Osmanin për punën dhe maturinë që ka në kontestin me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani angazhimin më të madh e ka kontestin me Bullgarinë, tha...

Kontesti me Bullgarinë, përgjegjësi ka edhe Ministri i Jashtëm Osmani por edhe kabineti Zaev, thotë Ahmeti

Për kontestin me Bullgarinë përgjegjësi ka edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani por edhe kabineti...

Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, thotë kreu integrist Ali Ahmeti

"Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë", tha në Click Plus...

Adhuruesit e sporteve dimërore, adrenalinën këtë sezon do të duhet ta shijojnë në vendet fqinje. Vendimi të cilin Qeveria e solli në mars për mbyllje të ski-qendrave, mbetet në fuqi edhe për këtë dimër.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 03.11.2020, miratoi vendim për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të urdhëruara, protokolle, plane dhe algoritme veprimi për ta mbrojtur shëndetin e popullatës nga sëmundja infektive Covid-19 e shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2, raste dhe periudha kohore e zbatimit të tyre, ku është sjellë edhe masa se mbyllen qendrat dimërore të skijimit për vizitorët”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Kjo vijon pas rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi, kurse epidemiologët thonë se pushimet dimërore do të jenë një problem shtesë. Nga Federata e Skijimit të Maqedonisë, për TV21 thonë se vendimet e Qeverisë nga muaji mars, sërish janë publikuar në “Gazetën Zyrtare” më 4 nëntor, një ditë pas mbajtjes së seancës qeveritare.

“Ski-qendrat po bëhen gati për sezonin e ri, por duhet të dinë, pasi tashmë po shiten edhe biletat vjetore për fëmijë, klube dhe njerëz që duan të bëjnë ski – këtë duhet ta bëjnë tani, e jo në momentin e fundit të pritet nëse do të mund të bëhet ski apo jo”, theksojnë nga Federata e Skijimit të Maqedonisë së Veriut.

Qeveria mbetet në qëndrimin e saj dhe vendimin e sjellë. Prej atje, për TV21 thonë se vendimi mbetet i pandryshueshëm nga marsi i vitit 2020, kur fillimisht u mbyll Qendra “Zare Llazarevski” në Mavrovë. Nga Federata e Skijimit, thonë se në vendin tonë infrastruktura e ski-fushave lejon që të respektohen protokollet e parapara.

“Në vendin tonë, infrastruktura e skive e lejon këtë. Ne nuk kemi gondola, kemi ashensorë skish… Ju pëlqen apo jo, e keni patjetër të hipni vetë në ashensor. Rekomandimi ynë është se duhet pasur kujdes rreth restoranteve, por unë do të përsëris se në ski-fushat me numër optimal të biletave të shitura gjatë ditës mund të arrihet të mos ketë kolona dhe skijimi të funksionojë normalisht në mënyrë të pandërprerë, theksojnë nga Federata e Skijimit të Maqedonisë së Veriut.

Ata shtojnë se kjo do të reflektonte edhe mbi turizmin dhe ekonominë.
Dhe derisa tek ne po ndalohet, në Bullgari po paralajmërohet fillimi i sezonit të ri. Sezoni turistik dimëror do të fillojë me rritje të masave sigurie.

Për të hyrë në Bullgari ju duhet test negativ PCR, por tashmë ka kërkesë për shfuqizimin e tij nga ana e industrisë dhe autoriteteve lokale. Qeveria e Bullgarisë gjithashtu ka bërë edhe video për t’u reklamuar në tregjet e vendeve të Ballkanit, të cilat po transmetohen në 20 kanale televizive.

Sipas çmimeve aktuale, për 5 net në Bansko, në javën e parë të dhjetorit do të duhet të paguani nga 67 në 234 euro, varësisht nga numri i yjeve të hotelit. Edhe agjencitë tona kanë filluar të japin oferta për pushime dimërore në Bullgari, me zbritje deri në 30%.

TË NGJAJSHME