33 mijë e 173 inspektime janë realizuar brenda një muaji nga gjashtë shërbime inspektuese në Maqedoninë e Veriut për të kontrolluar se sa po respektohen masat qeveritare për të parandaluar shpërndarjen e virusit Covid-19.
Më së shumti inspektime janë realizuar nga Inspektorati i Tregut, edhe atë 26 mijë e 569 nga Inspektorati i Tregut, kurse më pak nga Agjencia e barërave “Malmed”, gjithsej 240 kontrolle.
Drejtoresha e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska Grashkoska deklaroi se gjatë inspektimeve nuk janë vërejtur lëshime të shumta.
“Lumturon fakti se shumë nga objektet i respektojnë dhe zbatojnë masat dhe rekomandimet që i sjell Qeveria. Këto masa janë miratuar me qëllim që të mbrohet shëndeti publik dhe të njëjtat duhet të respektohen. Apeloj për përgjegjësi nga çdo person juridik dhe individ, sepse vetëm kështu mund të luftojmë kundër shpërndarjes së virusit Covid-19”, tha Filipovska Grashkoska, njofton TV21.
Ajo ja paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë edhe më tej, derisa masat qeveritare të jenë në fuqi.
